Dy makina përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në oborrin e banesës në Durrës

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e të hënës në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Pas përplasjes, dy makinat kanë përfunduar në oborrin e një banese aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit në rrugën “Azem Hajdari” në lagjen nr.14 të qytetit. Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend në harkun kohor të dy javëve. Mosrespektimi i sinjalistikës besohet se ka qenë shkaku i aksidentit, ndërsa autoritetet vijojnë me hetimin për të zbardhur ngarjen.