Dy makina përplasen në rrugën Pogradec- Qafë Thanë, një prej shoferëve humb jetën, dy plagosen

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në rrugën Pogradec- Qafë Thanë.

Dy makina janë përplasur mes tyre në afërsi të fshatit Pojskë. Shoferi i njërës prej automjeteve ka humbur jetën. Ai është identifikuar si Martrin Kastrioti.

Veç viktimës, në aksident kanë mbetur të plagosur dhe dy persona, pasagjerë në automjetin tjetër. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volskwagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.