Dy pasagjeret ende në spital, policia ndalon 20 vjeçaren që u aksidentua me “Porsche” në rrugën Shkodër- Lezhë

Një shqiptare dhe një ukrainase mbetën të plagosura dy ditë më parë, teksa udhëtonin si pasagjere në një makinë luksoze të tipit Porsche.

Këtë të hënë autoritetet kanë mundur të ndalojnë drejtuesen e fuoristradës, një vajzë 20 vjeçe. Dy pasagjeret aktualisht vijojnë të jenë të shtruara në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 20.05.2023, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Melgushë, ju bëjmë me dije se specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban të DVP Shkodër arrestuan shtetasen R. P., 20 vjeçe, banuese në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës, pasi duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuara pasagjeret në këtë automjet, shtetasja D. N. dhe shtetasja ukrainase I. K., të cilat marrin asistencë më të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”-njoftuan autoritetet.