Dy turistët e huaj përfundojnë në ‘Kanalin e Butrintit’, shoferi rezulton i dehur dhe pa patentë

Një makinë me dy turistë të huaj ka rënë në ujërat e “Kanalit të Butrintit” në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Turistët e kishin marrë makinën me qira dhe rreth orës 05:00 të mëngjesit, kanë ‘fluturuar’ në ujë. Fatmirësisht turistët kanë notuar jashtë kanalit dhe nuk kanë marrë lëndime serioze. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka kryer një test alkooli drejtuesit të automjetit.

Ky i fundit ka rezultuar i dehur, gjithashtu nuk ka qenë i pajisur me patentë. Për këto arsye shtetasi i huaj është arrestuar nga policia. Automjeti që të rinjtë kishin marrë me qira është nxjerrë nga uji nga punonjësit e zjarrfikëses përmes një vinçi.

Javën e kaluar një ngjarje e ngjashme ndodhi në po të njëjtin vend, ku sërish dy turistë të huaj që vinin nga Qafë-Bota u përplasën dhe ranë në kanal.