“Ka qenë një ferr për neve, një ferr i paparë. Na ka plasur një bombë. Po ku do të ecim, ku do të shkojmë? O Zot… (qan)”
Këto janë fjalët e një nëne që sa herë flet për gjendjen e të bijës, i duhet të mbajë me vete alkool… dhimbja e saj është aq e madhe, saqë ajo humb ndjenjat.
Pavlina rrëfen për “Shqiptarët për Shqiptarët” se sëmundja e të bijës ishte një lajm që i ka shkatërruar plotësisht. E drobitur, lodhur nga vuajtja dhe të qarat, kjo nënë u lutet kujtdo që ka mundësi, për t’i ardhur në ndihmë vajzës 15 vjeçe, Roselës së saj.
“Unë pa Roselën nuk marr dot frymë, pa Roselën nuk jetoj dot… pa të jam e vdekur. Me zemrën e një nëne, me zemrën të thyer komplet, ju lutem… më ndihmoni Më aq sa të keni mundësi, më ndihmoni ta marr në krahë lulen time, ta rris…”-thotë Pavlina.