E bija me tumor në kokë, babai dridhet mes lotëve: Gjendjen e ka të rëndë, nuk po mundem dot më

I ka rënë e gjithë bota mbi krye. Pesha që mban në kraharor, është e padurueshme. Por këtij babai nga Kosova nuk i mbetet gjë veçse të shfryjë, të derdhë lot e t’i lutet Zotit.

Vajza e tij 15 vjeçe, është diagnostikuar veçse pak ditë më parë me tumor në kokë. Sëmundja është agresive. Atika nuk po mundet dot më të ecë dhe ka dhimbje e kriza të forta.

Mes lotëve që i mbulojnë fytyrën, ky baba nga Mitrovica kërkon ndihmë. Zëri dhe i gjithë trupi i dridhet, teksa rrëfen se e bija është në gjendje të rëndë, se nuk e di as vetë sesi zemra e tij nuk po i shpërthen.

“Vajza është diagnostikuar me kancer në kokë, gjendjen e ka të rëndë… spo mundem më dot (qan). Gëzimi i parë është… jemi hupur, nuk po dimë më çfarë të bëjmë dhe ne”-thotë babai Atikës