E bija në koma, lotët e nënës: Ngrihu shpirti im hapi sytë, të të shikoj edhe njëherë

Miranda nuk e lë për asnjë moment të bijën… dhimbja që e ka përshkruar këtë nënë, vështirë të përshkruhet. E teksa i përkëdhel kokën, Miranda i lutet vajzës të zgjodhet, të mund t’ja shohë dhe njëherë sytë, buzëqeshjen dhe t’i dëgojë zërin.

Por Kristina nuk përgjigjet. Ajo është në gjendje kome dhe ka nevojë urgjente për t’u dërguar për kurim jashtë shtetit.

“Krista, ngrihu zemra mamit, do të shërohemi ne… zemra e mamit, floriri mamit pse nuk më dëgjon…ngrihu shpirti mamit se po të presin motrat, duan të luajnë me ty. Më ka marrë malli të më përqafosh…shpirti im, hapi sytë të të shikoj dhe njëherë, ta dëgjoj dhe njëherë zërin… nuk po duroj dot më, nuk kam më zemër të të shoh kështu”