E goditi rrufeja 7 herë… historia e Roy Sullivan

Thonë se rrufeja nuk bie dy herë në të njëjtin vend… por Roy C. Sullivan u godit plot 7 herë gjatë jetës së tij nga rrufetë, sipas librit të Rekordeve Guinness.
Roy me profesion oficer pyjor në një park në Virxhinia (SHBA) u godit për herë të parë nga një rrufe në vitin 1942. Incidenti i radhës ndodhi më 1969, më tutje në 1970, 1972, 1973, 1976 dhe më 1977 kur Roy ndodhej në një varkë për peshkim. Roy ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare, në vitin 1983.