E majtë e pagabueshme, ky është goli spektakolar i Jasir Asanit

Shqipëria ka mundur të dalë në avantazh që me goditjen e parë, realizuar në mënyrë perfekte dhe spektakolare nga ana e Jasir Asanit. Në minutën e ‘9 të ndeshjes me Çekinë, goditja e Asanit ka ngritur në këmbë stadiumin “Air Albania”.