E padëgjuar më parë: Çifti në Lushnje bën video erotike me fëmijën e tyre 2 vjeç, e hedhin në rrjete sociale

Një ngjarje e padëgjuar më parë është raportuar këtë të enjte nga ana e policisë së Lushnjes, e cila ka ndaluar një çift të rinjsh.

23 vjeçari me inicialet F.K me të shoqen 23 vjeçe me incialet S.P, kanë realizuar video me natyrë seksuale së bashku me fëmijën e tyre 2 vjeçar, video të cilat mandej i kanë hedhur në rrjetet sociale.

 “Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale”, njoftoi policia.