“E pashë dhe u dashurova” Londër, 22 vjeçari shqiptar burgoset pasi përndoqi një 11 vjeçare

Një shqiptar i pastrehë në Britani është burgosur pasi ka përndjekur një 11 vjeçare në një prej parqeve të Londrës. Siç raportoi media vendase, fjala është për një 22 vjeçar të quajtur Erson. I riu ka shkuar në shtëpinë e të miturës për 4 ditë më radhë dhe ka deklaruar se ka rënë në dashuri me vajzën.

Siç raportoi “My London News”, 22 vjeçari është paralajmëruar nga policia që të largohet, por ky i fundit vijonte të trokiste në shtëpinë e familjes së të miturës.

Nëna e vajzës fillimisht kishte kujtuar se 22 vjeçari ishte hajdut dhe kishte kërkuar t’u vidhte banesën, ndërsa më vonë kuptoi se i riu ishte obsesionuar pas të bijës.

Pasi u arrestua nga autoritetet, shqiptari ka deklaruar se kishte parë vajzën, e kishte pëlqyër dhe se kishtë dashur të qëndronte me të. Ai u kishte thënë oficerëve se askush nuk mund ta ndalonte që ai të ndiqte dashurinë e tij.

Ersoni u burgos për të paktën 8 muaj me vendim gjykate.