Shtëpia e futbollistit të njohur kosovar Edon Zhegrova është plaçkitur natën e ndërrimit të viteve. Kështu raporton media franceze BFM tv, e cila shkruan se grabitja ka ndodhur pak para mesnatës, mbrëmjen e 31 dhjetorit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zyrtarët policorë, të cilët vunë re se grabitësit kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e banesës së futbollistit.
Nga ajo që është mësuar deri më tani, në banesën e 24 vjeçarit janë vjedhur veshje luksoze dhe sende me vlerë.
Gjatë grabitjes në shtëpinë e Zhegrovës nuk ka patur asnjë person.