Në fund të vitit që lamë pas, shkuam në Kosovë, pranë një shtëpie të rrënuar ku jetonin tre fëmijë jetimë. Babai i tyre udhëtoi në botën tjetër, ndërsa fëmijët me nënën, përballeshin me kushte jashtëzakonisht të rënda.
Elvisi tregoi përmes pamjeve në një lidhje live, pikërisht se në çfarë godine po jetonin tre fëmijët
Elvis Naçi: Jemi në Kosovë. Këtu është ftohtë, por ia vlente që të vinim, sepse kemi ardhur për një gjë shumë të mirë, për një shtëpi që po bëhet për jetimin. Ne do ju tregojmë shtëpinë e vjetër. Na ndiqni të shikoni nga afër sesi është shtëpia e vjetër me këtë të ftohtë. Inshallah na dalloni, sepse këtu është shumë errësirë.
Elvisi nuk ka ardhur vetëm. Përkrah tij është Satkiu, shqiptar i Tetovës sonë. Satkiu është sipërmarrës dhe prej vitesh e vitesh jeton në Gjermani, ku përmes punës së tij të palodhur ka mundur ka mundur të krijojë biznesin e tij. Veç të qenit sipërmarrës, Satkiu është një besimtar i mirë musliman e në shembullin më të mirë, ai ka udhëtuar drejt Kosovës për të lumturuar me një banesë të re tre jetimët. Kjo është e pesta shtëpi që Satkiu ndërton apo dhuron për familjet me jetimë.
Elvisi: Satkiu është bërë sebep për dy shtëpi në Shqipëri e dy në Kosovë. Sot po bëhet sebep për një shtëpi të tretë në Kosovë.
Satkiu: Si çdo besimtar, unë kam vendosur të jap paratë e zekatit për jetimët.
Elvisi: Si ka qenë ai nijeti (qëllimi mirë) që ke pas bërë gjatë lutjeve?
Satkiu: (Qesh) Inshallah 5 mijë jetimë i bëjmë me shtëpi të gjithë.
Elvisi: Amin vëlla, Amin.
Elvisi: Satkiu ka ardhur enkas nga Gjermania, Zoti ia shpërbleftë. I kishte lënë amanet Sylës për një familje me jetimë, për ta ndihmuar. Në këtë familje ku jemi, kryefamiljari ka ndërruar jetë, ka lënë pas 3 jetimë.
Shtëpia e re është drejt përfundimit dhe do t’i sigurojë të gjithë ngrohtësinë, kushtet dhe nevojat bazike tre fëmijëve jetimë.