E rrahu i ati, vëllai dhe i ‘fejuari’… 29 vjeçarja në Vlorë nuk pranonte të martohej

Këtë të shtunë autoritetet raportuan se një 29 vjeçare u rrah barbarisht nga i ati, i vëllai dhe i fejuari 34 vjeçar, aqsa e reja u dërgua në spital.

Rezulton se pas këtij akti të shëmtuar dhe të rëndë në Vlorë, kanë qenë kundërshtimet e shumta të 29 vjeçares ndaj të atit, i cili kërkonte që ajo të martohej me të fejuarin.

Por i fejuari 34 vjeçar i të resë, nuk kishte qenë zgjedhja apo dëshira e 29 vjeçares. Ajo ishte fejuar me detyrim nga familjarët, të cilët tanimë kërkonin që e reja të martohej me 34 vjeçarin dhe të dilte në shtëpi më vete me të.

29 vjeçarja nuk e ka pranuar martesën, e për rrjedhojë është rrahur nga i ati, vëllai 26 vjeçar si dhe i ‘fejuari’ 34 vjeçar.

Dhuna edhe mund të kishte përshkallëzuar më tutje, pasi autoritetet i gjetën një armë gjahu në banesë 64 vjeçarit.