Një grua në moshën 70 vjeçare është bërë nënë e dy fëmijëve (binjakë), duke e bërë atë gruan më të vjetër në të gjithë kontinentin e Afrikës që bëhet nënë.
Gruaja me origjinë nga Uganda e quajtur Safina Namukwaya, solli në jetë një djalë e një vajzë, pas fertilizimit artificial.
Për një televizion vendas, gruaja tha se pati ndërlikime të ndryshme e madje se i shoqi e ka braktisur.
“Meshkujt nuk duan të dëgjojnë se po mban në bark më shumë se një fëmijë. Qëkur jam pranuar këtu, burri im nuk ka ardhur kurrë”, tha ajo.
Përpos kësaj, gruaja në moshë u shpreh e lumtur që mundi të bëhet nënë për herë të parë.