Tepër e dhimbshme historia e Humes e Saliut, dy të moshuar që në moshë të thyer rritën mes sakrificave e vështirësive ekonomike mbesën e tyre. Vajza e të moshuarve ndërroi jetë dy muaj pasi solli në jetë të bijën, vajzën që nuk mundi dot t’i japë njëherë gji për shkak të sëmundjes së rëndë që e mori.
Ishin dy gjyshërit ata që kujdesën dhe dhanë gjithçka për të rritur mbesën, një detyrë që ata thonë se do ta bëjnë deri në frymën e tyre të fundit.
Në studion e emisionit “Për Shqiptarët”, Elvis Naçi në emër të Fondacionit Firdeus dhe të bamirësve që i bashkohen qëllimit të mirë, i dha lajmin e madh të moshuarve se vështirësitë e tyre tanimë janë lehtësuar. Banesa ku jetonte çifti i të moshuarve me mbesën e tyre, është rinovuar plotësisht sapo emisioni mësoi mbi vështirësitë e mëdha ekonomike.
Disa prej pamjeve të shtëpisë së rinovuar u transmetuan në studio, teksa Dilara vogël, u mbush në lot gëzimi kur pa se dhoma e saj, dikur e ftohtë dhe zbrazët, është mbushur nga mirësia e bamirësisë.
Vogëlushja derdh lot gëzimi që mbushën me emocion të gjithë studion dhe teleshikuesit.
Veç banesës së rinovuar, Elvisi i dha një lajm të mrekullueshëm dy të moshuarve.
Elvisi: Fondacioni firdeus ju premton juve një pension për t’ju ndihmuar maksimalisht me hallet dhe problemet që ju keni. Neve do të na keni pranë.