E shoqja i ndërroi jetë, ai vetë i verbër me dy jetimë… Elvisi i jep Blerimit një lajm të mrekullueshëm

Pas vuajtjeve, vjen dhe lehtësimi. Blerimi, babai i ve i dy fëmijëve të vegjël, historia e të cilit tronditi opinionin publik, sot ka një arsye për të gëzuar, për të buzëqeshur.

Javën e kaluar në emisionin “Për Shqiptarët”, treguam historinë e dhimbshme të Blerimit, i cili një muaj më parë humbi të shoqen në moshën 32 vjeçare. I verbër qëkur ishte 12 vjeçar, Blerimi mbeti i vetëm me dy fëmijët 8 e 2 vjeç, në një banesë të rrënuar, pa kushte e në vështirësi të mëdha ekonomike.

Por falë Zotit që ka shqiptarë bamirës, të cilët u bënë bashkë për t’i ardhur në ndihmë Blerimit dhe dy jetimëve të tij.

Elvisi e Fatma Naçi udhëtuan drejt Koplikut, për t’i dhënë një lajm të mrekullueshëm këtij babai fatkeq. Vëllezërit e Blerimit i kanë dhuruar atij një tokë pranë vetes, atje ku shumë shpejt do të ngrihet në këmbë një shtëpi e re, bërë me kontributet e mijëra shqiptarëve zemërmirë.

Elvisi: Vendi qenka shumë i mirë. Është i madh, dhe ne këtu kemi mundësi të ndërtojmë një gjë shumë të mirë për ty. Asdhtu siç edhe ti kishe dëshirë, sepse ne ishim gati të të blinim një shtëpi të re. Por, ti ke dëshirë të jesh midis njerëzve të tu dhe unë në sy të të gjithë atyre që po na ndjekin, dua të falenderoj vëllain tënd Blerim, që po të dhuron një tokë ku ne do të të bëjmë ty shtëpinë. Zoti ia shpërbleftë. Pastaj amaneti ynë, janë dy gjëra. E para të bëjmë shtëpinë, një shumë të mirë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. E dyta, duke të të vendosur një pension shumë të mirë, që të jesh më i lehtësuar dhe njerëzit e afërt që ke këtu, ti kesh për suport, por jo për çdo gjë… se ne pastaj ku do të jemi.

Çuni, vëllai i Blerimit: Allahu ua shpërbleftë

Elvisi: Lus Zotin, që fëmijët e tu Blerim të kenë jetën e gjatë e të mbushur me vepra të mira.

Blerimi: Ju paçi faqen e bardhë, që erdhët prej Tiranës. Zoti ua shpërbleftë e Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët.

Elvisi: Herë tjetër me ty nuk takohem Blerim… veçse në shtëpinë tënde të re (qesh).