E trishtë, e mitura paraqitet në policinë e Pogradecit për denoncuar zhdukjen e të ëmës

Një 16 vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë në lidhje me zhdukjen e të ëmës. E mitura është paraqitur në policinë e Pogradecit (dje) dhe ka njoftuar se e ëma 36 vjeçare është larguar nga banesa e tyre në fshatin Hudënisht e nuk është kthyer më.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas me iniciale J.H., por deri më tani ende nuk ka të dhëna.