E trishtë, i moshuari që u sulmua nga qentë ‘pit bull’ në Durrës ndërron jetë prej plagëve

Disa ditë pasi ra pre e një sulmi nga disa qen në rrugë, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit i moshuari 84 vjeçar.

I moshuari po kalonte rrugën në lagjen nr.13 të qytetit, kur u sulmua nga tre qen, mes tyre një ‘pit bull’ në pronësi të një 44 vjeçari. Qeni i racës e ka rrëzuar në tokë të moshuarin, duke e kafshuar në kokë e trup.

I moshuari përfundoi në spitalin e qytetit, por mandej gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Pas ditëve në reanimacion, 84 vjeçari u shua.

Pronari 44 vjeçar që u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë, mbante tre qen race pit bull në oborrin e shtëpisë. Ai u prangos nën akuzën e braktisjes së kafshëve të shoqërimit.