Me një gjatësi prej 142 cm dhe peshë prej 38 kilogramësh, roboti ‘Artemis’ i krijuar nga një grup inxhinierësh në Universitetin e Kalifornisë (UCLA) ka treguar disa nga ‘aftësitë’ e tij fizike.
Reuters ka publikuar pamjet e robotit në ‘aksion’, teksa roboti ecën, vrapon dhe ruan balancën edhe kur ushtrohen pengesa apo forca për ta rrëzuar. Inxhinierët mekanikë që e krijuan, thonë se roboti ka aftësi të ‘luajë’ dhe futboll, një kapacitet që ata do ta prezantojnë plotësisht gjatë një turneu në Francë (në muajin korrik).
WATCH: This soccer-playing robot can run, maintain its balance against heavy kicks and shoves, and most importantly – kick a ball https://t.co/JAGJIXujLU pic.twitter.com/wc63uKOr2J
— Reuters (@Reuters) April 24, 2023
Dennis Hong, profesor i mekanikës dhe inxhinierisë aeronautike në UCLA, tha se qëllimi i krijimit të këtyre robotëve është që në të ardhmen jo të largët, ata t’i shërbejnë njerëzimit në një sërë aspektesh