“Edhe nëse je i rrethuar nga errësira më e madhe” Podcast me Elvis Naçin: Fjala qe hap dyert e Xhenetit

Ka një fjalë, një shprehje e cila në këtë muaj të bekuar të Ramazanit na kujton Mirësinë e Zotit. Në podcast me Elvis Naçin, u diskutua mbi dy momente, diametralisht të kundërta, por që përafrohen në shumë detaje. Historia e Faraoni para se të mbytej nga valët e ujit dhe ajo e Profetit Junus a.s.

Sot do të fillojmë të zgjerojmë temën. Folëm për Shehadetin dhe Faraonin që u mundua ta thotë atë me dinakëri e jo në kohën e duhur. I njëjti Shehaded, njësoj me ujin, por që u kthye në shpëtim.

Elvisi: Po flasim për Profetin Junus alejhi selam. Ne në situatë të vështirë i drejtohemi Zotit. Junus bëri një gabim. Pa dashje. E thirri popullin e tij në Islam dhe iku pa i marrë leje Zotit. Pra Pejgamberët e kanë patur, që e lënë amanetin e thirrjes, pasi Zoti i jep leje. Psh, Profeti ynë kur shkoi nga Meka në Medine, shkoi pasi Zoti e lejoi. Asnjëherë Pejgamberët nuk e kanë lënë misionin, veçse kur Zoti i ka thënë mjafton, sepse ata njerëz nuk kthehen në besim.

Dhe Junusi e bëri këtë gabim. U largua nga një popull me nijetin e mirë, nga një popull që nuk deshte të besonte. Hipi në një anije për të shkuar në një vend tjetër, për të gjetur një popull që ndoshta do të rikthehej në besim. Por nuk ndodhi kështu. Mendoi se nuk do të sprovohej. Ai hypi në anije. Zoti madhërueshëm e ngriti detin, me dallgë e kohë të keqe. Njerëzit në atë kohë, kishin një traditë. Kur ndodhte diçka e tillë, thonin se në anije ka një mëkatar dhe prandaj po ndodh kjo. U hodh një short dhe tre herë i ra Junusit.

Junusi u hodh në det e mbeti në mesin e tre errësirave, të peshkut që e mori, të detit e të natës.

Zoti ka thënë në Kur’an. Se tani po flasim për Shehadetin e fuqishëm, që del jo me dinakëri si faraoni, por Shehadet që ti e ke kaluar me Zotin tënd. Junusi alejhi selam vetëm ishte falur, vetëm e kishte madhëruar Zotin, kishte qenë i duruar, me moral të lartë.

E kur qe në mesin e tre errësirave, Zoti thotë në suren En- bija… “Dhe e thirri Zotin në tre errësira”

E çfarë tha? Tha Shehadetin! “Laa ilaaha illa anta, subhanaka, inni kuntu minaz-zalimin” (S’ka Zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”)

Ne duhet t’ua themi kujtdo që na ndjek. Nuk ka gjë në këtë univers më me peshë, sesa fjala Zot. Fjala Zot është një fjalë që s’duhet ta humbë askush.

Junusi e tha, unë kam bërë mëkat. E Zoti iu përgjigj direkt Junusit. E shpëtoi nga ajo situatë e vështirë që ishte. Ajeti mbyllet, duke thënë, “Kështu i shpëtojmë besimtarët”.

Interesante kur folëm për Faraonin, se çfarë thoshte Xhibrili. Në momentin e Junusit, çfarë thanë ëngjëjt?

Elvisi: Ëngjëjt e kanë dëgjuar zërin e Junusit duke u falur, duke i bërë thirrje njerëzve për islam. Tanimë ata e dëgjonin më larg. Sepse ai në këtë sprovë, filloi të sëmuret. I thanë o Zoti i madh, e dëgjojmë më dobët, e dëgjojmë më larg.

Të gjithë vëllezërit e motrat që agjërojnë, nuk agjërojnë sepse i kanë punët keq, por sepse duan të adhurojnë Zotin. A e di sa vlerë ka fjala Zot? I qofshim Atij falë. Ka thënë Pejgamberi Alejhi Selam, se në Ditën e Gjykimit, do të ringjallen para të madhit Zot. Ti që je këtu, do të jesh atje para të madhit Zot.

E nëse njeriu edhe nëse e ka humbur timonin e jetës me vese e pasione, Ramazani e fut sërish nën brazdë, që veprat e mia të dominojnë veprat e këqija. Por, ka thënë Profeti,  do vijë një ditë që ai që ka thënë Shehadetin dhe besimin e ka patur në zemër sa një grimcë, do të vijë dita që do të dalë nga Xhehenemi e do të shkojë në Xhennet. Vetëm ata që nuk kanë besuar fare, është në rrezikun e madh të Xhehenemit. Pra, në atë grimcë të vogël, në atë atom të besimit, aty është fjala Zot, fjala Allah, krijuesi i qiejve dhe tokës, Formësuesi, Më i Larti.