Në ditën e parë të muajit të madhëruar të Ramazanit, disa nga vajzat e konviktit ‘Firdeus’ dhe Fatma Naçi shkuan të takojnë një nënë, sprovat e sakrificat e të cilës nuk kanë qenë të pakta.
Nënë Moza është një besimtare e mirë dhe e devotshme. Ajo nxorri në jetë dy vajza që humbën nënën e tyre. Ishte nënë Moza e cila u bë nënë për këto vajza duke i rritur e edukuar.
“Sot jemi nisur për tek nëna Moza. Ajo ka kontribuar në xhami për shumë vite. Ajo është një besimtare e mirë e devotshme dhe ka rritur, edukuar e nxjerrë në jetë dy vajza edhe pse nuk janë të bijat biologjike.”-thanë vajzat e konviktit të Fondacionit ‘Firdeus’, të cilat iu bashkuan Fatma Naçit për një vizitë në shtëpinë e nënë Mozës.
Fatma: Faleminderit që na prite
Nënë Moza: Jam shumë e lumtur që ju pres në shtëpinë time… (përlotet). Më falni, kam emocione. Kjo është të jesh muslimane, ta kesh shtëpinë dhe zemrën plot. Kjo është e bukura e islamit, që i bashkon njerëzit. Zoti na i pranoftë lutjet, duatë.
Fatma: Vajzat kishin shumë dëshirë të të takonin, kur mësuan se ke rritur e nxjerrë në jetë dy vajza.
Nënë Moza: Çdo gjë që na jep Allahu e që është sprovë, ne duhet ta pranojmë. Pas vështirësisë vjen lehtësimi thotë Allahu dhe unë këto gjëra i kam kaluar në jetë.
Fatma i tregon nënë Mozës se veç vizitës për ta parë e biseduar me të, ajo dhe vajzat kanë ardhur për t’i bërë një surprizë.
Fatma: Ne të gjitha bashkë deshëm të të bënim një surprizë të vogël. E di që ke punuar fort dhe kurrë nuk ke patur mundësi ta realizosh vetë. A mund ta lexosh pak këtë zarfin…
Nënë Moza: Udhë të mbarë për në Umre… (qan) Allahu ua shpërbleftë…
Ndiqeni këtu momentin prekës: