Ekipi futbollit udhëton afro 13 mijë kilometra me avion…. humb ndeshjen 12-0 në Francë

Lojtarët e Golden Lion, një skuadër nga Martinique (Martinik) francez, kanë duruar një fluturim vajtje ardhjes prej afro 14 mijë kilometrash për të luajtur në Kupën Franceze… vetëm për të humbur me rezultatin katastrofik prej 12 me 0.

Ekipi në fjalë, i cili vjen nga ishulli i vogël i karaibeve u përball në ndeshjen e Kupës së Francës me ekipin e kategorisë së parë të Lille, e cila mesa duket është treguar e ‘pamëshirshme’, duke i ndëshkuar Golden Lion me rezultatin 12-0. Vetëm në 45 minutat e para të ndeshjes, rezultati përfundoi 7-0, ndërsa në fund të 90 minutëshit, dy prej lojtarëve të Lille arritën të marrin një hat- trick (3 gola secili).

BBC/ Statistikat e ndeshjes

Martinique është një ishull i vogël në Paqësor nën drejtimin e shtetit francez dhe njëlloj si territoret e tjera të Antileve të Francës, mund të marrë pjesë në evenimentet e futbollit në shtetin europian.

Burimi: BBC