Elbasan, 23 vjeçari përplas me makinë të miturin 8 vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur “Sara” në Elbasan, atje ku një 23 vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë. 8 vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritetet kanë bërë të mundur prangosjen e shoferit të ri.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Sara”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 8-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.