Elbasan: 46 vjeçari rreh nënën e tij të moshuar

Një 46 vjeçar i identifikuar me inicialet I.K është arrestuar nga policia, nën akuzën e dhunës dhe më pas kanosjes me jetë të nënës së tij.

Pavarësisht se e moshuara ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje, kjo nuk e ka ndaluar 46 vjeçarin që të ngrejë dorën për të qëlluar të ëmën. E veç dhunës e kërcënimeve, 46 vjeçari ka thyer dhe disa pajisje në banesën e të moshuarës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 46 vjeç, banues Elbasan, pasi ka kanosur dhe dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 46-vjeçari ka dëmtuar disa pajisje, në banesën e kësaj shtetaseje.”-njoftoi policia e Elbasanit.

Shumë e më shumë raste të tilla po ndodhin në Shqipërinë tonë të vogël. Pak ditë më parë një tjetër rast u raportua në Fier, atje ku një burrë 43 vjeçar rrahu të ëmën e moshuar.