Elbasan: 55 vjeçari largohet pasi përplas me makinë të riun… 24 vjeçari ndërron jetë në spital

Një aksident gjatë mbrëmjes së djeshme në Elbasan i ka kushtuar jetën një 24 vjeçari. I riu me inicialet H.S, ka ndërruar jetë në spital pasi u përplas nga një makinë. I riu udhëtonte me motor.

Makina e cila shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 55 vjeçar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.

Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë për kapjen e tij.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.