Elbasan: Elektriçisti 62 vjeçar humb jetën gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike

Një elektriçist i OSHEE-së ka gjetur vdekjen teksa punonte për rregullimin e një defekti në një kabinë elektrike në fshatin Muçan të Elbasanit.

62 vjeçari me inicialet A.T, kishte shkuar në fshatin Muçan për të rregulluar defektin, kur aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.