Elbasan: I mituri pa patentë përplas për vdekje këmbësoren e moshuar

Një 16 vjeçar si dhe një 54 vjeçar, kanë rënë në prangat e policisë fill pas një akidenti tragjik që i kushtoi jetën një të moshuare 75 vjeçare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës në aksin rrugor “Belsh-Grekan”. 16 vjeçari pa patentë drejtonte motorin kur ka përplasur këmbësoren e moshuar. Gruaja ndërroi jetë si pasojë e plagëve. 54 vjeçari që ishte pasagjer, ndihmoi të miturin për të larguar nga vendi ngjarjes motorin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e një 16-vjeçari, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.