Elbasan: I vodhi 17.000 euro të vëllait dhe bleu makinë të re… arrestohet 38 vjeçari, procedohet e shoqja

Policia ka vënë në pranga një 38 vjeçar të akuzuar për vjedhje në banesën e të vëllait në fshatin Bathës të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, kohë në të cilën 38 vjeçari ka hyrë në shtëpinë e të vëllait dhe ka vjedhur prej aty një sasi parash me vlerë 17 mijë euro. Veç arrestimit të 38 vjeçarit, policia ka proceduar penalisht dhe bashkëshorten e këtij të fundit, e cila dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtore në vjedhje.

Pas vjedhjes në banesën e të vëllait, 38 vjeçari ka blerë një makinë të re. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.