Elbasan: Po lyente muret e një ndërtese, punëtori 45 vjeçar humb jetën pas rënies nga lartësia

Një 45 vjeçar ka humbur jetën mesditën e kësaj të premte në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

Ngjarja tragjike ka ndodhur teksa punëtori po lyente një prej mureve të një ndërtese.

Aksidentalisht punonjësi ka rënë nga lartësia. 45 vjeçari është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.