Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Shtërmaj të Elbasanit, atje ku një e moshuar ka humbur jetën prej flakëve.
Gruaja në moshë ndodhej në shtëpinë e saj kur godina është përfshirë nga zjarri. E moshuara e cila jetonte e vetme nuk ka mundur të dalë dot në kohë dhe është djegur brenda banesës.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve”, informoi policia.