Elbasan: Soba e druve i vë flakën banesës, shpëton e moshuara 84 vjeçare

Një zjarr ka përfshirë banesën e një gruaje në moshë të thyer në fshatin Bathës të Elbasanit. Si pasojë e një shkëndije në sobën e druve, zjarri ka përfshirë shtëpinë duke shkrumbuar një pjesë të saj. Fatmirësisht e moshuara ka dalë në kohë.

“Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases 84 vjeçe.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.”-njoftuan autoritetet.