Eliminatoret për Euro 2024, Shqipëria përballet sot me Poloninë

Këtë mbrëmje starton për kombëtaren tonë rrugëtimit drejt kampionatit Europian 2024. Përballja e parë në ndeshjet eliminatore zhvillohet në fushën e Polonisë, sfidanti i kësaj të hëne për ekipin kuqezi.

Mbetet ende mister se cili do të jetë formacioni i kombëtares së drejtuar tashmë nga trajneri brazilian Sylvinho… por e sigurt është se Shqipëria i starton eliminatoret për Euro 2024 me një sërë mungesash.

Në porte pritet të jetë Dtrakosha, ndërsa mbrojtja mendohet të jetë me 4 gardianë. Kumbulla e Mihaj pritet të jenë në qendër, ndërsa Balliu e Hysaj në krahë. Alternativë mbetet dhe Veseli.

Në mesfushë do të ketë ndryshime, kjo edhe për shkak të mungesave. Projektohet që në mesfushë të jenë  Ramadani, Asllani e Laçi. Në treshen e sulmit pritet të jenë debutues Asani, Uzuni dhe Cikalleshi.

Mungesat

Berisha në portë, Gjimshiti e Ismajli në mbrojtje… për të kaluar tek mesfusha, atje ku mungojnë Keidi Bare (i dëmtuar), Gjasula i cili sapo është rikuperuar nga lëndimi dhe Abrashi, që së fundmi mori një virozë gripale. Në sulm Shqipërisë i mungon Armando Broja. Ai ka nisur tashmë fazën e rikuperimit tek Chelsea.

Statistikat

Shqipëria është ndeshur në 13 raste me Poloninë prej të cilave ka 9 humbje. 1 fitore u arrit në vitin 1953 në ‘Qemal Stafa’ me golat e Loro Boriçit dhe Refik Resmjas.