Elon Musk bëhet pjesë e qeverisë nëse fiton Trump? Ish- Presidenti: Do të heqë “dhjamin e tepërt”

Ish- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë një post qeveritar miliarderit Elon Musk, nëse i fiton ai zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Në një intervistë të fundit, Trump deklaroi se ka një relatë të shkëlqyer me Musk dhe se drejtuesi i Tesla-s është i mirëpritur në kabinetin e tij qeveritar, nëse zgjedhjet fitohen nga ish- Presidenti.

Trump deklaroi se mbase Musk nuk do të mund t’i përkushtohet dot një posti konkret në qeverinë e tij, por me siguri do të jetë një këshilltar mjaft i rëndësishëm nëse ai fiton zgjedhjet.

“Ai (Elon Musk) do të jetë i përfshirë. Tani shiko, ai drejton biznese të mëdha, dhe në njëfarë mënyre nuk ka kohë të jetë në kabinet qeveritar. Unë do ta fusja, absolutisht, në kabinetin tim qeveritar, por nuk e di nëse ai mund ta bëjë punën me të gjitha bizneset e tij.

Por nga ana tjetër, ai mund të jetë një këshilltar i mirë, një njeri që jep ide të mira.”-tha Trump.

Më tutje ish- Presidenti shpjegoi se nëse ai fiton, Musk mund të bëhet ‘thika’ që do të heqë ‘dhjamin e tepërt’ në trupin e shtetit amerikan.

“Ajo që ai mund ka dëshirë të bëjë, është të përfshihet për të “hequr dhjamë”, një punë që ai di ta bëjë. Ai e do vendin. Do e vendosja në kabinet absolutisht, por nuk besoj se do pranonte me aq shumë gjëra sa ka në dorë”-theksoi më tutje Trump.