Elvisi i jep lajmin e madh babait e nënës së Luisit, 3 vjeçari me tumor do të niset për kurim jashtë shtetit

“S’mundem të të them asgjë më shumë, dua të të përqafoj. Vëlla, paratë për Luisin janë mbledhur, bamirësit janë përgjigjur në kohë rekord brenda 24 orëve.”

Këto kanë qenë fjalët e Elvis Naçit, i cili në emisionin “Për Shqiptarët” dha lajmin e mrekullueshëm se fondet për kurimin e Luisit të vogël, janë mbledhur. Vogëlushi 3 vjeçar i prekur nga tumori cerebral do të niset së shpejti për të kryer mjekime dhe ndërhyrjen e specializuar për të cilën ka nevojë emergjente.