Elvisi shpërndan lajmin: Familja me 4 jetimë do ta gëzojë së shpejti një shtëpi të re

Vetëm dy ditë pas publikimit të rastit, shqiptarët bamirës u bënë bashkë për t’i ndryshuar jetën 4 jetimëve dhe nënës së tyre të vuajtur.

Elvis Naçi ka postuar në rrjetin social lajmin se një shtëpi e re është blerë tashmë për familjen Kastrati, e cila jetonte në kushte jashtëzakonisht të vështira, në një fshat të thellë të qarkut të Kukësit.