Amelia dhe Noel rezulton të jenë dy emrat më të përdorur për fëmijët shqiptarë përgjatë vitit 2022.
Sipas një raporti të INSTAT, 499 vajzave në Shqipëri gjatë vitit të kaluar iu vendos emri Amelia, pasuar më tutje nga emri Aria.
Amelia 499
Ajla 327
Aria 182
Amelja 182
Leandra 145
Ambra 144
Klea 121
Melisa 114
Amaris 114
Reina 104
Për djemtë, emri i parë në listë është Noel. 402 djemve të lindur më 2022 iu vendos ky emër. Më pas emri më i preferuar rezulton të jetë Aron.
Noel 402
Aron 190
Joel 188
Roan 178
Amar 170
Mateo 146
Alteo 121
Roel 115
Luis 115
Dion 113
Është për t’u vënë në dukje se përgjatë viteve të fundit, trendi i emrave të huaj është bërë dominant në Shqipëri. Çiftet e reja preferojnë të zgjedhin emra të huaj për fëmijët, krahasuar me dikur. Për shembull në vitet ’70-’80, emrat më të përdorur për fëmijët ishin Lindita dhe Arben.