“Emri tij përmendet miliarda herë në ditë” Podcast me Elvisin: Për zotëriun e njerëzimit

Në këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, do të ndalemi në rrëfimin e historisë së Pejgamberit Muhamed Alejhi Selam. Në episodin e radhës në Podcast me Elvisin, flasim fillimisht mbi moshën e hershme të Pejgamberit, momentin kur i Dërguari i Zotit mbeti jetim dhe një takim domethënës që Muhamedi alejhi selam pati në moshën 12 vjeçare.

Mes momenteve të rrëfimit, Elvisi ndalon dhe në disa mësime të vyera që natyrshëm lindin prej jetës e shembullit të Profetit alejhi selam.

Elvisi: Pejgamberi ynë Alejhi Selam ka lindur nga dy njerëz të veçantë. Jo të gjithë kanë dëgjuar për nënën e babain e Pejgamberit. Babai quhej Abdullah, nëna quhej Emine. Emineja ishte vajza më e bukur, më e ndershme dhe më e kërkuar e Mekes. Babai i saj nuk e jepte. Kërkonte tjetër. Derisa i vjen Abd al-Muttalib, pra gjyshi i Pejgamberit, dhe i kërkon dorën e Eminesë për djalin më të dashur dhe më të vogël të tij, Abdullah-in.

Abdullai ishte djali më i nderuar, respektuar dhe më i pashëm i Mekës. Vetë Emineja u gëzua shumë dhe desh i madhi Zot, që dy njerëz shumë të pastër u martuan dhe e bënë të gjithë Mekën xheloze.

Tani, ky bashkim do të sillte njeriun, që do të ishte Zotëriu i njerëzve, njeriu më i madh, më i devotshëm, më i përkushtuar, më i dijshëm dhe më i moralshëm që ka parë historia.

Ishte më e madhja martesë, më e shkurtra dhe më e sprovuara. Pasi njëfarë kohe pas martese, Abdullah-i merr udhëtim e niset. Emineja priste me padurim të kthehej, ndërkohë që në barkun e saj e ndjente se po rritej një fëmijë. Emineja kishte mbetur shtatzënë. Këtu fillojnë sprovat e Pejgamberit. I ati nuk u kthye më. Ai ka dhënë shpirt afër Medines, pasi u sëmur nga një sëmundje e rëndë.  Imagjino lajmin që erdhi, tek një nuse e re, që ishte dhe shtatzënë. Abdullai ka vdekur kur Pejgamberi ka qenë në barkun e Eminesë.

Kur afrohet lindja, Emineja ka parë një ëndërr. I vijnë ëngjëjt në ëndërr dhe thotë… “Rreth tyre dhe rreth barkut tim si shenjë, nga aty filloi të ndriçojë”. Ëngjëjt i kanë folur Eminesë dhe i kanë thënë… “Zotëriu i njërëzimit ndodhet në barkun tënd, vendosja emrin Muhamed”

Nuk ka patur emra Muhamed në atë kohë, nuk ka qenë trend.

Thonë, e njëjta ëndërr, i ka dalë gjyshit të Pejgamberit. Sikur nga shpina e tij, doli një zinxhir i artë dhe u drejtua në të gjithë botën, në lindje, jug, perëndim, veri. Ai pyeti, se çfarë ëndrre është kjo? Tha… “Nga shpina jote (pasardhësit), do të jetë një që do të shpërndajë mirësinë e do të jetë Zotëriu i Njerëzimit”.

Këto janë argumentet që Profeti e mori emrin Muhamed. Më thuaj njërin nga sahabët, e kishte njeri emrin Muhamed?

Asnjë…

Elvisi: Po. Sepse emri i tij është i paralajmëruar në të gjitha librat e shenjtë. Kur’ani thotë… “dhe Isa i përgëzoi dhe u tha do t’ju vijë juve Ahmedi” Ahmed është shkalla sipërore e fjalës Muhamed, është i njëjti kuptim, i ladëruari dhe më i lavdëruari.

Argumenti dytë, është që Pejgamberi alejhi selam rritet me nënën… sa? 6 vjeç. Emineja i thotë të birit… “Biri im, do të shkojmë të vizitojmë varrin e babait”. Nisen dhe shkojnë tek varri i Abdullait. Nëna viziton bashkëshortin që i kish ndërruar jetë dhe Muhmedi, jetimi. Sapo kthehen, Zoti Xhele xhelaluhu me Kader të vet, e sëmur Eminenë rrugës dhe ajo, subhanallah, ajo vajzë e rë, në sytë e Muhamedit Alejhi Selam shuhet…në duart e të birit 6 vjeç.

“Bir, çdo gjë e re vjetërohet, çdo gjë e të ardhmes do të afrohet dhe  çdo gjë e gjallë një ditë do të vdesë”. Emineja e ka përqafuar të Pejgamberin dhe ka ndërruar jetë.

Kështu, ai u bë dy herë jetim, për t’i treguar Zoti i Gjithësisë se ti nuk ke nevojë për askënd, sepse të mjafton ty Allahu Xhele xhelaluhu. Ky është kuptimi themelor që japin dijetarët e islamit.

Në fillim e merr gjyshi i vet Pejgamberin. Kur Muhamedi alejhi selam kthehet, e pyet, ku është nëna jote. Pejgamberi i thotë me lot në sy… “Nëna ime nuk erdhi me mua, sepse ajo vdiq, nuk u kthye dot”.

Ai (gjyshi) është ulur dhe e ka përqafuar. I ka thënë… “Mos u mërzit o Muhamed, ti je më i shtrenjtë tek unë, sesa djemtë e mi. Unë do të jem nënë e baba për ty.”

Si ndryshon historia… një çift i bukur, Meka e gjitha në xhelozi dhe në krye të 6 viteve…

Elvisi: Po, por mbeti kryesori, i zgjedhuri nga Allahu Xhele xhelaluhu. Ndërroi jetë gjyshi. Ia lë amanet djalit të vet Abu Talib-it. Para se t’i lërë çdo amanet, i thotë… “Ke amanet Muhamedin, ta rrisësh atë si fëmijën tënd”.

-Asnjë edukues për kohë të gjatë…

Elvisi: Po, asnjë edukues, por nën kujdesin e Krijuesit të Gjithësisë. Thuhet për Musanë në Kur’an…”Të kisha përzgjedhur për veten time o Musa”

Po Muhamedin alejhi selm, Zotëriun e njerëzimit? Si tha Abdullah ibn Masud?

“I pa Zoti i Gjithësisë zemrat e të gjithë njerëzimit,  dhe ishte zemra më e pastër ajo e Muhamedit. E zgjodhi atë Pejgamber të fundit”.

E di ku na shkatërrohet zemra neve?

Unë tani rri merrem me filanin, me fistekun. Them, po ky më ngjan i keq mua, pse nuk e shkatërron Zoti ktë? Po kush jemi ne, që të themi këtë? Zemra e pastët thotë… o Zot i madh, më ruaj, më ndero, më fal… dhe përkushtohet me të metat e veta. Zemra e keqe kush është? Çfarë bëri Shejtani? Tha pse Ademi dhe jo unë? Çfarë duhej të thoshte? Ademi edhe unë. Ai ishte me elitën e engjëjve… po ne? Pse ne keq jemi kur merremi me tjetrin? Ke njerëz që thonë pse ai ka më shumë ‘like’ se unë…Pra njerëzit nuk kënaqen me mirësitë e Zotit, se rrinë duke u marrë me mirësitë e tjetrit.

Kurse për Pejgamberin alejhi selam, thuhet… “E pa Allahu njerëzimin dhe zemra më e pastër, më e kthjellët dhe më e sinqertë ishte e Pejgamberit Alejhi Selam”.

Çfarë ndodh më pas? Le të marrim mësime nga jeta e profetit. A e mori xhaxhai Pejgamberin dhe e rriti? E mbajti më mirë se fëmijët e tij. Pejgamberi a u rrit dhe u martua me Hatixhenë? A e di se çfarë ka bërë Pejgamberi? I ka marrë fëmijën e Abu Talib-it dhe e ka rritur ai (Pejgamberi) vetë. Me ia heq sepse ishin rëndë nga gjendja ekonomike. Aliu r.a. Para se të bëhej Pejgamber kjo…!

Ne më keq i bëjmë atyre që na bëjnë mirë…është krijuar kulturë kjo.

Po jo Pejgamberi, që nëse i bëje një të mirë ta kthente 10 fish, kurse kur ishte Pejgamber, e kthente me një mijë. Xhajës së tij i shkoi dhe i tha, ma lër Aliun ta rris unë.

Elvisi: Për t’ju rikthyer historisë. Në moshën 12 vjeçare xhaja i Pejgamberit do të nisej për udhëtim, për biznes e tregti. Muhamedin nuk e merrte sepse udhëtimi ishte i largët dhe i lodhshëm. Para se të niset, Pejgamberi i thotë… “O xhaxha, mua me kë do të më lësh, unë nuk kam as nënë e as baba”.

“Po është udhëtim i gjatë o bir”- i thotë Abu Talibi.

“Po unë me kë do të rrij?”pyet Muhamedi.

Iu mbushën sytë me lot, i qau zemra dhe e mori me vete Pejgamerin.

Abu Talib e merr Muhamedin. (Gjatë rrugës) është një qytezë që quhet Busra. Atje jetonte po themi, një adhurues, quhej Buhejra. Njerëzit e dinin famën që ka dhe adhurimin që i bënte ai Zotit, ai i njihte Librat e Shenjtë. Buhejra i thotë njerëzve të vet kur pa karvanin e Abu Talib-it… “ndalojini, ndalojini… përgatitini ushqim atyre”.

Ata nuk e mendonin as në ëndërr që do të respektoheshin kështu. Buhejra i pyet… “A jeni të gjithë?”

“Po i thonë ata, jemi të gjithë!”

Ai u thotë… “Kam përshtypjen që nuk jeni të gjithë”.

Ata përgjigjen… “Të gjithë ne jemi, të rriturit. Ne thamë, po të ofendojmë nëse marrim dhe fëmijët”

Ai sa nuk u tha që “për atë (Muhamedin alejhi selam) ju kam ftuar”

Vjen Muhamedi alejhi selam… e di çfarë thotë Kur’ani? “E njofti Muhamedin, siç njohin bijtë e tyre”

Çfarë i kishte ndodhur Buhejrës? Kur karvani ishte duke kaluar, ai kishte parë çdo pemë, gur që bëntë përulje.

Kishte dalluar shenjat….

Elvisi: Po. Dielli ishte i madh dhe një re e shoqëronte këtë karvan. Ai i ishte lutur Zotit që të takonte (Pejgamberin e fundit), sepse kishte parë shenjat për ardhjen e Zotëriut të Njerëzimit. Ai i thotë Muhamedit, 12 vjeç. Ai e dinte se ata vinin nga Meka dhe e pyet…  “Pash Latin dhe Uzën, si e ke emrin?”

Muhamedi i thotë… “emrin ta tregoj, Latin dhe Uzën mos m’i përmend”

Tre gjëra i ka patur themelore Pejgamberi. Nuk ka adhuruar Zot tjetër përveç Allahut. Nuk ka qenë i shqetësuar si të rinjtë e Mekës ndaj femrave. Dhe nuk ka marrë pjesë në festimet e të rinjve në Mekë, që në atë kohë ishte kryeqendra e gadishullit arabik.

Muhamedi i ka thënë emrin… “Emri im është Muhamed”

Buhejra dridhet… Ai ka dalë nga prapa Pejgamberit, i ka ulur bluzën dhe i ka parë në shpatull shenjën e Pejgamberllëkut

Nishanin në formë veze…

Elvisi: Po. Buhejra është kthyer dhe ka pyetur xhajën e Muhamedit. Abu Talibi i ka thënë, jam babai. Buherja i ka thënë ‘nuk ka mundësi’. Abu Talibi ka mbetur, ndërsa Buhejra i ka thënë… “Ky fëmijë nuk e ka babën gjallë”.

Abu Talibi i tregon që është xhaxhai. Buhejra i ka treguar… “Ky fëmijë do të ketë dy cilësi. Do të jetë Zotëriu i Njerëzimit. Ky njeri është mëshirë për të gjitha krijesat.”

Pas afërsisht 40 vitesh, Allahu ia ka zbrit me Kur’an… “Të kam dërguar o Muhamed, mëshirë për të gjitha krijesat”

Buhejra pyet, për ku jeni nisur? Abu Talib i tregon që janë nisur për tregti. Buhejra i tregon, që siç e njohu ai Muhamedin, mund ta njohin dhe të tjerë, por që “nuk e kanë nijetin tim”. U ka thënë ruajeni këtë fëmijë të së ardhmes.

Abu Talibi e ka kthyer në Mekë Muhamedin alejhi selam. Ishte 12 vjeç.

Çfarë dua t’u them të rinjve në këtë moment…I ka pas Pejgamberi nga 12 vite e deri në 25 vjeç, tre gjëra themelore. S’ka besuar veçse një Zot. Vetë e ka thënë kur ka treguar “Asnjëherë s’më kanë preukupuar femrat, si të rinjtë e Mekës” dhe e treta… po vetë e ka thënë. “Asnjëherë nuk kam shkuar me të rinjtë e Mekës nëpër festa, përveçse në dy raste”. Ato dy raste që është nisur të shkojë atje, dy herë e ka zënë gjumi…

U them të gjithëve dhe të rejave, po adhuruar Zotin e Gjithësisë, po e ruajtët moralin dhe po u larguat nga shoqëria e keqe, do të keni një të ardhme të jashtëzakonshme.

Sot, kush është njeriu më i përmendur në botë? Pejgamberi alejhi selam! Nuk ka njeri tjetër në këtë botë, që përmendet brenda ditës miliarda herë. Njeriu që sot respektohet dhe i përmendet emri i tij, është Muhamedi alejhi selam.

Si thuhet në Kur’an… “Dhe ne famën tënde, e bëmë të madhe!” Por kur është thënë kjo fillimisht? Kur muslimanë ishin veçse 3 mijë vetëm (sot janë afro 2 miliardë).

Pas 1450 vitesh, ne përmendim emrin e Zotëriut të bijve të Ademit…

Të futemi pak tek momenti i shpalljes…

Parashikimin e parë në islam, nuk e ka bërë Pejgamberi. Pra, parashikimin për të ardhmen. Ka qenë një tjetër person, që i bënte parashikim Pejgamberit. E dini kush ishte?

Pra, kishte ardhur shpallja, Xhebrail Emini, por parashikimi i parë nuk ishte nga Profeti…