Ende nuk i ka mbushur 3 vjeç… Luisi i prekur nga tumori cerebral, ka nevojë për ndihmën e bamirësve

Prej afro 1 viti e gjysëm përballet me spitalet. Prej mëse 365 ditësh dhimbjet kanë qenë të paimagjinueshme. Prindërit janë të dorëzuar. S’dinë të bëjnë veçse të luten për mrekulli, të qajnë pambarimisht, derisa edhe lotët t’i përfundojnë.

Ky vogëlush quhet Luisi dhe në dhjetor i mbush 3 vjeç. Luisi është i prekur nga një tumor në kokë. Dy operacione ai tashmë i ka kryer, por jeta e tij është ende në fije të perit.

Shanset për ta shpëtuar ka, por jo në atdhe. Prindërit e Luisit, Ervini 33 vjeçar e Kristina 27 vjeçe, luten me shpirt që shqiptarët të ndihmojnë për të siguruar kurimin e vogëlushit të tyre jashtë shtetit.