Era e fortë sjell dëme në Lezhë, rrëzohen pema dhe zbukurimet në qendrën e qytetit

Një tufan ere ka përfshirë në orët e mëngjesit qytetin e Lezhës, duke sjellë disa dëme materiale. Më të dukshme janë dëmet në qendër të qytetit, atje ku era ka rrëzuar pemën dhe dekorin për vitin e ri.

Dëme ka pësuar dhe një makinë e parkuar aty pranë, të cilët i ka rënë në xhamin e pasëm një objekt.

Bashkia e Lezhës thotë se në terren ka dalë ekipi i emergjencave për konstatimin dhe rikuperimin e dëmeve.