Vogëlushja 7 muajshe nga Kosova, Erbora, tashmë ka mbërritur në Itali për kurimin e ndërhyrjen e nevojshme. Historia e Erborës preku zemrat e shqiptarëve anembanë, të cilët brenda një kohe rekord iu gjendën pranë në lutje e ndihma financiare familjes Krasniqi. Nëna e babai i vogëlushesh nuk i kishin mundësitë financiare për ta dërguar për kurim të specializuar vajzën e për këtë i dolën në ndihmë shqiptarët e Fondacioni “Firdeus”.
Me të mbërritur në spitalin e Italisë, nëna e Erborës Arikumja u shpreh me fjalë prekëse, për këdo shqiptar që ndihmoi në kauzën për kurimin e vajzës së saj.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve anembanë botës, që na kanë dhënë mundësinë me e kuru çikën në spital të Italisë. Inshallah ka sukses vajza. Faleminderit shumë, për të gjithë shqiptarët anembanë botës që kanë kontribuar për çikën… Allahu ua shpërbleftë me të mira, faleminderit Elvis Naçit, Allahu Qabe ta bëftë”-thotë nëna e vogëlushes.