Erdhi në këtë botë dhe më pas u intubua… foshnja 1 muajshe ka nevojë për bamirësit shqiptarë

Një bebe që qëndron në inkubator, rrethuar nga tubat e zhurma ritmike e aparatit të zemrës. Një bebe që ende nuk i ka mbushur 1 muaj, por që jeton falë tubave, e intubuar.

Dy prindër të rinj nga Shqipëria që qajnë e derdhin lot për vajzën e tyre. Nëna s’mundi ta marrë dot njëherë në krahë. Babai veçse mundi ta shohë sesi e intubuan, i pafuqishëm për të bërë dot gjë.

Solei vogël ende nuk i ka mbushur 1 muaj. Po lufton për jetën në spitalin e kryeqytetit. Prindërit e Soleit po u luten për ndihmë shqiptarëve në këtë muaj të Ramazanit, që vajza e tyre të ketë shansin e jetës, mundësinë që të thotë fjalën e parë, e që të rritet në krahë të tyre.