Erdhi të falenderojë nënën, djali në karrige me rrota merr lajmin e jetës nga Elvisi

Djali 23 vjeçar nga Tirana, ka derdhur lot gëzimi në studion e “Për Shqiptarët” këtë mbrëmje, kur mësoi për një surprizë të madhe që i jep shpresë.

Vitin e kaluar, Rajli pësoi një aksident fatkeq. I riu i mbijetoi një rënie aksidental nga kati i katërt, teksa kishte shkuar në banesën e gjyshes për të drekuar bashkë me të. Ai mbeti në një karrige me rrota.

Në emisionin “Për Shqiptarët” Rajli erdhi 1 vit pas aksidentit për një gjest human dhe tepër të bukur. T’i thotë nënës së tij, faleminderit.

Por Rajli nuk e priste kurrsesi, se në shtëpinë e shqiptarëve, do të merrte një lajm që do t’i sillte lot gëzimi. Elvis Naçi i tha se janë bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur mundësinë e kurimit të të riut. Elvisi i dha lajmin e madh të riut, se ai ka shanse të çohet sërish në këmbë përmes një ndërhyrje jashtë shtetit.

Elvisi: Desha të ndaj një lajm me ju. Tani, ti ishe një nga rastet më prekëse, për moshën që ke, për sprovën që ke. Desha t’i lajmëroj shqiptarët. Ne kemi pyetur mjekë nëpër botë dhe sikur neve, fati, e mira na ndjek. Nëse Rajli bën një operim, që kushton 80 mijë euro, shpresat janë që ne Rajlin ta shohim të ecë, jo në karrige me rrota.