Erë e fortë dhe dallgë 8 ballë, në Durrës e Vlorë pezullohet lundrimi

Në Vlorë dhe Durrës vijon që prej mbrëmjes së djeshme vendimi për të pezulluar lundrimin e anijeve e varkave.

Shpejtësia e erës varion nga 25 deri në 45 m/s kurse dallgët deri në 8 ballë, duke pamundësuar kësisoj lundrimin normal të anijeve dhe varkave të peshkimit.

Referuar udhëzimeve nga autoritet detare janë marrë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodheshin të ankoruara në kalatat portuale, me qëllim shmangien e çdo avarie.

Situata meteorologjike pritet të përmirësohet vetëm përgjatë pasdites së të hënës.