Erëra mbi 120 km/h dhe breshër sa një top golfi, shikoni pamjet e stuhisë së furishme në juglindje të SHBA-vë

Një stuhi e fortë dhe e papritur ka sjellë dëme të mëdha në juglindje të Shteteve të Bashkuara. Stuhia e shoqëruar nga erëra me shpejtësi të madhe solli me vete dhe reshje të furishme breshëri me kokrra sa një top golfi. Ishte breshëri i cili solli dëme të konsiderueshme duke thyer xhamat e makinave, çative e plot objekteve të tjera.

Në disa zona të qytezës së Rock Hill në SHBA, kokrra e breshërit kishte diametër prej 10 cm, më i madhi i raportuar ndonjëherë në Karolinë. Veç breshërit, era e fuqishme solli po ashtu dëme serioze, duke rrëzuar dhjetëra pemë e duke dëmtuar objekte të ndryshme