Erëra me shpejtësi 200km/h, përmbytje të mëdha… Anglia e veriu Francës goditen nga stuhia ‘Ciaran’

Një stuhi e fuqishme ka goditur Britaninë duke sjellë përmbytje e reshje masive në thuajse të gjithë vendin. Erërat e stuhisë ‘Ciaran’ kanë arritur në disa zona një shpejtësi prej 165km/h, duke dëmtuar dhjetëra banesa e biznese. Siç raporton BBC-ja, 300 shkolla janë mbyllur deri më tani përgjatë jugut të vendit, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Dëme të konsiderueshme janë rregjistruar edhe në Skoci dhe në ishujt pranë La Manshit.Dhjetëra rrugë e autostrada janë, ndërsa një sërë zonash ndodhen në gjendje alarmi, pasi parashikohet që stuhia të zgjasë. Nga frika se stuhia mund të vazhdojë për disa ditë, raftet e shumë supermarketeve janë zbrazur.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt zonave ku është shpallur gjendje emergjence.

Stuhia Ciaran ka sjellë mot të keq edhe në Francën veriperëndimore. Disa zona si Brittany, Normandia e Pays de la Loire kanë regjistruar erëra të fuqishme deri në 200 km/h. Si pasojë e stuhisë atje, një person është gjetur i pajetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Furia e erërave shkaktoi dëme në bimësi duke thyer e rrëzuar pemë e një sërë shtyllash tensioni.