Euro 2024, sonte sfida vendimtare me Çekinë: Cili do të jetë formacioni i kuqezinjve

Kombëtarja luan këtë mbrëmje sfidën vendimtare me kryesuesit e grupit E në eliminatoret për Euro 2024. Ndeshja me Çekinë zhvillohet në Pragë dhe duket se ka optimizëm mes lojëtarëve e trajnerit të kuqezinjve Sylvinho. Edhe pse me ndonjë dilemë të vogël, trajneri duket se e ka përcaktuar tanimë formacionin për kuqezinjtë.

Në portë do të qëndrojë Etrit Berisha. Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj. Në mesfushë pritet të aktivizohen Ramadani, Bajrami si dhe ka një balotazh mes Asllanit e Gjasulës. Në sulm do të vendoset Cikalleshi, ndërsa krahët e ofensivës do të mbulohen nga Asani e Uzuni.

Foto: UEFA

Fill pas ndeshjes me Çekinë, Shqipëria do të presë 3 itë më vonë Poloninë. Polakët zhvillojnë po ashtu këtë mbrëmje ndeshje me Ishujt Faroe.

Ndeshjet e radhes ne grupin E/ Foto: UEFA
Ndeshjet e radhes ne grupin E/ Foto: UEFA