Në faqen zyrtare të saj, UEFA ka publikuar së fundmi formacionet e mundshme të kuqezinjve dhe kroatëve në ndeshjen e tyre të së mërkurës, në orën 15:00 në Hamburg.
Sipas asaj që publikon UEFA, kuqezinjtë do të vijnë me ndryshime në formacion, krahasuar me paraqitjen me Italinë. Në repartin e sulmit mungon Armando Broja, i cili zëvendësohet nga Manaj. Taulant Seferi po ashtu mungon dhe në vend të tij pritet të luajë Qazim Laçi.
Mbetet për t’u parë nëse trajneri Silvinjo do të zgjedhë formacionin 4-3-3 si me Italinë, apo nëse do të luajë me një formacion me dy sulmues dhe 4 mesfushorë, duke patur parasysh se në ndeshjen me italianët, kombëtarja pati vështirësi serioze në kontrollin e topit (mbajtja e topit ishte 70% me 30% në favor të ‘azurrëve’)
Formacionet e mundshme sipas UEFA-s:
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Bajrami, Ramadani; Laçi, Manaj, Asani
Kroacia: Livaković; Stanišić, Šutalo, Gvardiol, Sosa; Modrić, Sučić, Kovačić; Majer, Budimir, Kramarić
Në ndeshjen e parë ndaj Italisë, Shqipëria humbi me rezultatin 2-1. Goli i Shqipërisë, shënuar 23 sekonda pas rënies së bilbilit, është një rekord në të gjithë historinë e europianit i cili u realizua nga Nedim Bajrami. Pavarësisht ‘mrekullisë’ së tij, kuqezinjtë nuk mundën dot të ndalin kampionët në fuqi të europës