Euro24: Kuqezinjtë luajnë për vendin e parë, zbardhet axhenda e festimeve pas ndeshjes me Ishujt Faroe

Pak orë na ndajnë nga ndeshja e fundit që kombëtarja luan në kualifikueset për Euro24. Edhe pse tanimë të kualifikuar, ndeshja me Ishujt Faroe pritet të sjellë spektakël në stadiumin “Air Albania”. Më tutje, në kryeqytet pritet që rrugët të mbushen për te festuar. Federata Shqiptare E Futbollit ka publikuar një axhendë të festës që do të zhvillohet fill pas ndeshjes, në bashkëpunim me autoritetet vendore e qeveritare.

Programi

Ora 17:45

Hyrja e tifozëve në stadium

Ora 20:37

Hapja e flamurit në tribunën lindore dhe koreografia me plasmasët kuqezi në të gjithë stadiumin.

Ora 20:45

Nis ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe

Ora 21:30

Ansambli i këngëve dhe valleve popullore do të performojë në fushë.

Ora 22:40

Festë me fishekzjarrë.

Ora 22:50

Prezantimi i klipit “RRUGËTIMI I SHQIPËRISË NË FUSHATËN KUALIFIKUESE PËR EURO 2024”.

Ora 23:00

E ftuar speciale Juliana Pasha- Kolazh me këngë popullore.

Ora 23:20

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë dhe përshëndetet me tifozët.

Ora 00:00

Festë me fishekzjarrë

Policia e Shtetit po ashtu i është drejtuar me një apel sportdashësve që do ta ndjekin ndeshjen me Ishujt Farore në “Air Albania”.

Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimim e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë, njësoj siç është vepruar në ndeshjet e tjera ndërkombëtare.