Euro24: Spanja e Franca përballen sot në gjysëmfinale

Në dy ndeshjet e gjysëmfinales, me siguri kjo është me e forta. Sot në mbrëmje (9 korrik) Spanja e Franca sfidojnë njëra-tjetrën për një vend në finalen e kampionatit europian.

Deri më tani Spanja ka fituar çdo ndeshje të luajtur me plot 11 gola të shënuar. Përballë tyre Franca, e cila në 4 nga 5 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol.

“Lojtarët e mi janë të pangopur” tha trajneri i Spanjës pas fitores me Gjermaninë. Nga ana tjetër Franca tenton këtë europian që të arrijë finalen e katërt radhazi në 8 vitet e fundit, një rekord i pabesueshëm që tregon edhe njëherë cilësinë e kombëtares.

“Jemi në gjysëmfinale dhe kjo është diçka që nuk e marrim për të mirëqenë, edhe pse jemi mësuar me këtë. Tani do të dalim në fushë për të fituar”-tha  trajneri i Francës.

Formacionet e mundshme:

Spanja: Unai Simón: Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Olmo, Rodri, Fabián Ruiz; Lamine Yamal, Morata, Williams
Të pezulluar: Carvajal, Le Normand

Franca: Maignan; Koundé, Saliba, Upamecano, Hernández; Kanté, Tchouaméni, Camavinga, Griezmann; Kolo Muani, Mbappé

Votimi i publikut në faqen zyrtare të UEFA-s

Raportimi i ekspertëve

Reporteri për Spanjën, Graham Hunter

Trofetë e rëndësishëm nuk fitohen pa kaluar në teste të vështira. Nëse kemi parasysh formën, Spanja është favoritja për të fituar duke u ‘hakmarrë’ për humbjen e finales në Ligën e Kombeve në 2021. La Roja-t veçse kanë fituar duke bindur në njëfarë mënyre, diçka që Les Bleus deri më tani nuk e kanë arritur. Luis de la Fuente do të duhet të menaxhojë pa Dani Carvajal, Robin Le Normand apo Pedrin. A mos është koha për eksperiencën e madhe të 38 vjeçarit Jesus Navas? Në formë të mirë janë portieri Unai Simon dhe padyshim, sulmuesit e krahëve, Nico Williams e Lamine Yamal.

Reporteri për Francën, Alex Clementson

Ndërsa pjesa më e madhe e narrativës pas Portugalisë është përqendruar në vështirësinë e Francës për të ecur përpara (në këtë kampionat), ngushëllim është fakti se mbrojtja franceze nuk është thyer deri më tani. Themelet e forta arrijnë të pengojnë humbjen, por ka një ide të mirëpranuar në ekip se duhet një formulë e re fluide për repartin sulmues. Një gjysmëfinale e tretë në katër kompeticionet e fundit të Les Bleus-it është një rekord që pak mund ta krahasojnë, dhe ky mentalitet fitues do t’i shërbejë skuadrës e cila përballet me një Spanjë në dukje të frikshme.